Lajmet e fundit

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili në një video të publikuar ka kërcënuar një gazetare, transmeton Top Channel.
“Thamë se një kryeministër normal dhe europian do ta dënonte aktin, sidomos të vartësit partiak, dhe ndoshta do ta tërhiqte atë nga gara. Besonim gjithashtu se Edi Rama, si përherë në kësi rastesh, do të bënte syrin qorr e veshin shurdh. Por u gabuam me të dy parashikimet, pasi Rama as nuk e qortoi satrapin lokal që ka ngulur në Elbasan dhe as nuk heshti që skandali të harrohej”, ka thënë deputeti Genc Pollo.
Sipas tij, Edi Rama, publikisht, me zë e figurë, e mori në mbrojtje Qazim Sejdinin, “duke u dëshmuar sërish se është ai frymëzuesi i shantazhimit të medias dhe rreziku kryesor i lirisë së shprehjes”.
Sipas tij, i inkurajuar nga mbrojta e Edi Ramës, Qazim Sejdini po heton privatisht që të gjejë e të ndëshkojë se kush e nxori zbuluar.