Lajmet e fundit

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është shfaqur sërish si mbrojtës i krimit në politikë, pikërisht pasi opozita paraqiti publikisht platformën e dekriminalizimit.
Sipas PD, duke dalë nëpër ambiente publike në krah të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Edi Rama po sfidon qytetarët, opozitën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët europianë, të gjithë të angazhuar për pastrimin e politikës dhe administratës nga elementët me rekorde kriminale.
“Platforma e dekriminalizimit sjell ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të të zgjedhurit të tij në Kavajë, por dhe në Parlament, bashki e zyra të tjera. Por, Edi Rama ka preferuar t’i japë garanci njeriut të tij të dënuar për trafik droge në Zvicër, duke kaluar pushimet me të e duke u shfaqur me të në sytë e qytetarëve”, thuhet në një deklaratë të PD, raporton Top Channel.