Lajmet e fundit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi të enjten se Gjykata e Strasburgut është informuar “për vendimet arbitrare të qeverisë në lidhje me pronat” duke shtuar se “që nga viti 2014, Edi Rama nuk ka zbatuar vendimin për kompensimin e pronave” të Gjykatës së Strasburgut.
“Qeveria shqiptare dërgoi zotin Biba si “messenger” për çështjet e pronës në Strasburg. PD ka informuar Gjykatën e Strasburgut për vendimet arbitrare të qeverisë në lidhje me pronat. Qeveria Rama është angazhuar për shpronësimin e dytë të pronarëve, duke bërë pronarët e rinj".
"Që nga viti 2014, Rama nuk ka zbatuar vendimin për kompensimin e pronave. Është përpjekur për të eliminuar pronarët nga kompensimi fizik. Miratoi ligjin për investime strategjike që i jep shtetit autoritet për të ndërhyrë mes pronarëve dhe investitorëve strategjikë”.
“PD nuk do të lejojë që pronarët e ligjshëm të këtij vendi të kompensohen me çmimet qesharake të Enver Hoxhës, ashtu siç kërkon të bëjë Edi Rama dhe qeveria e tij”, ka thënë Tabaku. / Top Channel