Lajmet e fundit

Deputetë dhe mbështetës të PD-së në Durrës, po mbajnë sot një protestë para bashkisë së qytetit ku kërkohet shkarkimi i kryebashkiakut Vangjush Dako.
Protesta ka nisur në orën 09:00, dhe para bashkisë është vendosur një shirit për të mos lejuar hyrjet dhe daljet nga ky institucion.“Kam master dhe asnjë vrasje, a ka vend për mua në Bashki?"; "Durrësi i qytetarëve, jo i bandave"; "Durrësi meriton të çlirohet nga krimi"; "Kjo nuk është bashkia e qytetarëve"; "Dako, shefi i tenderave, vartës i krimit”, këto janë disa nga mesazhet në pankartat e protestuesve.
Deputeti Oerb Bylykbashi tha se vendimet do ndëshkohen rëndë në zgjedhjet e ardhshme sepse durrsakët do të votojnë kundra lidhur me veprimet e lirimet dhe veprimet e pakontrolluara të tij, shkruan gazeta Shekulli.