Lajmet e fundit

Partia Demokratike e Shqipërisë ka përshëndetur nënshkrimin e katër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Partia Demokratike beson se këto marrëveshje dhe zbatimi i tyre do të kontribuojnë në normalizimin e marrdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në përmirësimin e jetës së qytetarëve të tyre dhe në klimën e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit"
" PD nxit, mbështet vijimin e këtij procesi të dialogut dhe bashkëpunimit në Ballkan si rruga e sigurtë për realizimin e aspiratës sonë të përbashkët të integrimit në BE”, thuhet në një kumtesë për media të PD-së.