Lajmet e fundit

Përfaqësuesit demokratë të angazhuar për reformën në drejtësi janë mbledhur në selinë blu. Lidhur me këtë takim, njoftohet se në fund të tij do të mbajë një deklaratë për mediat deputeti Eduard Halimi.
Reforma në këtë sektor është ndër më të rëndësishmet dhe ndër më të debatuarat. Për këtë reformë, mazhoranca dhe opozita kanë zhvilluar disa takime me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, ndërkohë që miratimi i tij pritet në shtator, me nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Ndërkohë që qeveria po zhvillon mbledhjen e fundit të saj para pushimeve, Partia Demokratike ka mbledhur përfaqësuesit për të diskutuar mbi reformën e drejtësisë.