Lajmet e fundit

Pas zhvillimeve të fundit politike në Shqipër, Partia Demokratike ka vendosur të mbledhë urgjentisht grupin parlamentar, raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova.
Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë selisë blu, sipas të cilave mbledhja do të zhvillohet në orën 18:30 të së martës.
Mbledhja vjen edhe pas kritikave të bëra brenda radhëve të Partisë Demokratike, kryesisht nga deputetët Eduart Selami dhe Majlinda Bregu, kundër bojkotit të zgjedhjeve.