Lajmet e fundit

Me anë të Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, Partia Demokratike i ka cilësuar si show aksionet e Policisë së Shtetit kundër kanabisit.
“Shfaqja e Tahirit në parcelat me drogë në mënyrë festive bashkë me gazetarët që merr me vete, më e pakta është konfirmim i dështimit të tij. Përpjekja për propagandë jep rezultatin e kundërt pasi vërteton se kanabisi ekziston, ka mbuluar vendin, një denoncim i përditshëm i opozitës, qytetarëve dhe partnerëve tanë. Tahiri po i bën reklamë biznesit kriminal të lejuar e të bekuar nga Edi Rama. Edi Rama e ka mohuar deri tani se Shqipëria është mbuluar me drogë, por sot kemi menaxherin e tij kryesor në këtë fushë, Tahirin, që pozon i gëzuar nëpër parcela me kanabis”, deklaroi Duma.