Lajmet e fundit

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar pas sulmit terrorist i cili ndodhi mbrëmjen e djeshme në “Manchester Arena”, gjatë një koncerti të këngëtares Ariana Grande, duke shënuar 22 viktima dhe të paktën 59 të plagosur.
Në reagimin e saj Partia Demokratike ka dënuar këtë akt terrorist duke u shprehur se është krah popullit të Britanisë.
“Qendrojmë në krah të popullit të Britanisë së Madhe për të kapërcyer këtë fatkeqësi dhe për të luftuar edhe më ashpër ndaj terrorizmit botëror. Mendjet dhe lutjet tona janë sot me familjet e viktimave, dhe solidariteti ynë njerëzor dhe politik me aleatin tonë të çmuar, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe”, ka deklaruar Partia Demokratike, shkruan gazeta Shekulli.