Lajmet e fundit

Dega e Partisë së Drejtësisë në Vushtrri, ka themeluar nëndegën e saj në lagjen “Dardania II”, kryetar i së cilës u zgjodh, Mensur Musa, i cili ka shprehur gatishmërinë e plotë për punë të vazhdueshme në interes të përgjithshëm te qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë.
Ai ka thënë se është i gatshëm të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë që i takojnë dhe i nga qytetarët me nderë, përkushtim, por edhe profesionalizëm.
Kryetari i degës, Abdullah Klinaku, para delegatëve ka deklaruar se PD-ja në nivelin lokal, ka për qëllim përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët, duke qenë shembull për qeverisje të mirë, efikase dhe transparente.
Ndryshe, PD-ja në Vushtrri përfaqësohet me dy deputetë, ndërsa udhëheqë me drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.