Lajmet e fundit

Opozita ka braktisur sërish mbledhjen e radhës për Komisionin e Reformës në Drejtësi.
Ky veprim është ndërmarrë pas debateve me anëtarët e mazhorancës. Kështu, nga mbledhja janë larguar deputetët Eduard Halimi, Arben Ristani dhe Gent Strazimiri.
Kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, është shprehur i mërzitur nga largimi i deputetëve të opozitës.
“Kjo, nuk është një seancë dëgjimore me grupin e ekspertëve. Opozita kërkoi që ekspertët të ishin këto, por së pari do miratojmë dokumentin e analizës.
Dokumentet do t’i dërgohen Komisionit të Venecias”./Lapsi.al