Lajmet e fundit
Pasditen e sotme Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015.

Përfaqësues të PD-së dhe kandidatët për 61 bashkitë e vendit janë mbledhur të gjithë bashkë në Pallatin e Kongreseve, ku kanë prezantuar platformat e tyre elektorale.
Kandidati për Bashkinë më të madhe në vend, Halim Kosova, i garantoi qytetarët e Tiranës se do tu shërbejë më mirë se cilido kandidat që garon në këtë garë, dhe se ka një vizion të qartë për adresimin e të gjitha problemeve me të cilat përballet sot kryeqyteti.
Nërsa kreu i PD-së Lulzim Basha, tha se më 21 qershor shqiptarët kanë mundësi që me votën e tyre të hapin një kapitull të ri për më shumë mirëqenie dhe dinjitet. Basha u ka bërë thirrje qytetarëve, të majtë e të djathtë, t’i japin ndëshkimin me votë dyshes Rama-Meta.
Si kryetar aktual i Bashkisë së Tiranës, ai shprehu besimin që karrigen do t’ia lërë të lirë kandidatit të tij, Halim Kosovës.