Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalin në protesta për të kundërshtuar zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm nga ana e mazhorancës.
Ky është vendimi i marrë nga këto dy forca politike pas mbledhjes së përbashkët të grupeve parlamentare, të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, menjëherë pas përfundimit të protestës para Kuvendit.
Janari është vënë si afat për nisjen e protestave, shkruan Top Channel.
“Nisja e një vale protestash popullore në ditët e para të janarit për të ndalur çmendurinë e narkokyreministrit që sot është edhe kryeprokuror i vendit, duke rrezikuar stabilitetin, demokracinë dhe integrimin e vendit. Nisja që sot e përgatitjes për një valë protestash popullore. Në raport me Parlamentin e delegjitimuar do të marrim vendimin më të mirë në interes të shqipërisë dhe shqiptarëve.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.