Lajmet e fundit

Me fillimin e sesionit të ri parlamentar, pritet edhe intensifikimi i aksionit opozitar.
Dy partitë kryesore në opozitë, PD dhe LSI duket se kanë nisur bashkëpunimin e tyre.
PD dhe LSI kanë nisur negociatat për komisionet parlamentare. Referuar burimeve brenda këtyre forcave, Partia Demokratike pritet t’i lërë LSI-së komisionin e Shëndetësisë, bën me dije News 24.
Mësohet se komisioni i Shëndetësisë do të drejtohet nga Petrit Vasili i LSI-së, post për të cilin PD-ja kishte propozuar Bardh Spahinë.
Ndërkohë opozita në total, pritet të drejtojë tre komisionie, dy PD-ja dhe të tretin LSI-ja. Kështu PD-ja pritet të marrë kryesimin e komisionit të integrimit dhe veprimtarisë prodhuese, ndërsa LSI-ja atë të Shëndetësisë.
Pesë komisionet e tjera parlamentare i takojnë shumicës parlamebtare.