Deputetët e opozitës në Shqipëri po refuzojnë lirimin e foltores së Kuvendit dhe as kreu i tyre i grupit parlamentar, Edmond Spaho, i përjashtuar nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi nuk e ka lëshuar sallën.
Kryeparlamentari Ruçi iu drejtua shërbimeve të Kuvendit për të zhbllokuar me forcë foltoren dhe rinisjen e seancës.
Ndërkohë opozita thotë se Gramoz Ruçi është në shkelje të rregullores me ndërprerjen e fjalës së Edmond Spahos, shkruan Top Channel.
Partia Demokratike thotë se duke marrë shkas nga shkelja e rëndë e ligjit për ekstradimin e Nazer Seitajt, sipas saj me urdhër të Kryeministrit Rama, Edmond Spaho do të kërkonte praninë në sallë të Edi Ramës.
“Ndërprerja brutale e fjalës së kryetarit të grupit të PD solli reagimin e grupit të opozitës”, thonë demokratët.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.