Lajmet e fundit

Diplomati 93 vjeçar, Henry Kissinger ka pozicionuar veten si ndërmjetës i presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin,shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Kissinger ka mbështetur publikisht Trump-in si dhe është parë disa herë në kullën Trump.
E një artikull në të përditshmen gjermane Der Bild ka thënë që Kissinger do të parandaloj Luftën e Ftohtë të ardhshme .
Kjo nënkupton që SHBA-të do të njohin Krimenë, territor i Ukrainës të cilin Rusia e ka aneksuar në mars të vitit 2014, qe i përket Moskës.
Në shkëmbin të kësaj Rusia do të largoj trupat dhe mbështetjen me armatim të rebelëve në lindje të Ukrainës, të cilët janë duke luftuar me qeverinë ukrainase.
Në këtë shkrim nuk janë dhënë detaje mirëpo është thënë që, sipas disa burimeve, Kissinger është duke hartuar një plan madhështor për Ukrainën.