Lajmet e fundit
Bashkë-presidentii i Çekanëve ka thënë se nuk mirëpresin asnjë ofertë për asin francez, duke insistuar se ai do të mbetet në Londër.

West Ham nuk do të dëgjojë për asnjë ofertë nën 50 milionë funte për Dimitry Payet, ka thënë bashkëpresidenti David Gold.
Payet ka shkëlqyer edicionin e shkuar për West Ham duke shënuar 12 gola dhe dhuruar 16 asistime.
Mesfushori shënoi tre dhe ndihmoi në dy gola në rrugën e Francës drejt finales së Euro 2016 po ashtu.
Kjo ka bërë që ofertat për të të shtohen, por Gold ka theksuar se francezi nuk do të largohet nga skuadra këtë verë.
"Payet do të qëndrojë në skuadër. Nuk kemi interes për ta lënë atë të largohet".