Lajmet e fundit

Këngëtarja izraelite, Eden Golan është kualifikuar në finalen e Eurovizionit, pavarësisht protestave.
Fitorja e saj erdhi disa orë pasi mijëra protestues pro-palestinezë u mblodhën në rrugët e Malmo, Suedi, ku po mbahet Eurovizioni, për të treguar mbështetjen e tyre për Gazën, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Pasi kaloi në finale, Golan u shpreh se është tejet e emocionuar, duke shtuar se me krenari e kishte përfaqësuar Izraelin.
“Është me të vërtetë një nder të jesh këtu në skenë, duke përfaqësuar [Izraelin] me krenari. Unë jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që votuan”, u shpreh këngëtarja.
