Lajmet e fundit

Inicuesit serbë e një ashtuquajturit Apel për mbrojtjen e Kosovës, kanë thënë sot se “ndjekja e mitropolitit Amfilohije, është dëshmi se de fakto po përgatitet njohja e pavarësisë së Kosovës.
Duke theksuar se për tri ditë këtë apel e kanë nënshkruar 4.600 qytetarë, ndër të cilët edhe 11 kishtarë të lartë të Kishës Ortodokse Serbe dhe tetë akademikë, njëri nga iniciuesit e tij dhe kryetar i Këshillit Politik të Partisë Demokratike të Serbisë, Milosh Koviq ka vlerësuar se me sulmet ndaj mitropolitit Amfilohije, pushteti po e dëshiron largimin e vëmendjes nga përmbajtja e apelit dhe regjistri i nënshkruesve të tij.
Kronikë nga Iliri Pireva