Lajmet e fundit

Aktorja Paula Patton dhe këngëtari Robin Thicke kanë qenë të dashur por u ndanë në vitin 2014.
Ndonëse ka dy vite që janë ndarë si duket bukuroshja ende nuk e ka harruar dashurinë e shkuar të saj, transmeton Klan Kosova.
Ajo e ka postuar një fotografi kur ishin të dy në shkollë të mesme duke treguar për dashurinë që ndjen për të.
“Gjithmonë dashuria është përgjigjja e duhur”.
“Kujtimet... Unë gjithmonë tentoj t’i kujtoj vetëm ato gjëra që më kanë bërë për të qeshur”.
“Shoqja ime ma tregoj këtë fotografi dhe më la pa frymë. Ne ishim vet të rinj dhe bëm një fëmijë të mrekullueshëm. Ajo ishte kohë e mrekullueshme e jetës time dhe nuk pendohem aspak”, ka shkruar Patton.