Lajmet e fundit

Kasti i “Fast & Furious” ka përkujtuar aktorin Paul Walker i cili ka ndërruar jetë kohë më parë në një aksident automobilistik.
“Akoma nuk është e lehtë.... 2 vite më parë... Ne humbëm vëllain tonë. E di që je në parajsë duke buzëqeshur dhe duke u kujdesur për të gjithë ne. Prehu i qetë”, shkruan Tyrese Gibson, transmeton Klan Kosova.
Ndryshe edhe aktori Vin Diesel i cili ishte mik i ngushtë i aktorit ka postuar një fotografi bashkë me të.
“Marrëdhënia midis vëllezërve nuk njeh limite” ka shkruar ai në Instagram.
“Nuk ka rëndësi se ku ndodhesh në këtë univers... Ti gjithmonë do të mbetesh vëllai im”, ka shkruar ai në Facebook.