Lajmet e fundit

Meadow Walker e ka përkujtuar babain e saj në mënyrën më të mirë të mundshme.
Aktori Paul Walker do të kishte mbushur 42 vjet dje, dhe vajza e tij e ka kujtuar këtë datë duke e lansuar një fondacion “Paul Walker Foundation”.
Më vonë, 15 vjeçarja ka publikuar një fotografi në instagram duke e kujtuar babain e saj kur ishte shumë i ri dhe kur ata të dy kalonin kohë të bukura bashkë.
Në përshkrimin e fotografisë ajo ka thënë:
“Refleksion i babait tim. E gjej veten duke i adhuruar pasionet e tij. Pasionin e tij për oqeanin, për t’i shpëtuar kafshët, për t’i ndihmuar njerëzit dhe pasionin e tij spontan të vullnetit të mirë”.
“E nisa këtë fondacion për shkak se dua të ndaj një pjesë të tijën me botën dhe me të tjerët”.
Paul kishte vdekur në një aksident me veturë në nëntor të vitit 2013, kur ishte vetëm 40 vjeçar.