Legjenda e The Beatles, Paul McCartney ka thënë se ka qenë racist pa qenë i vetëdijshëm për këtë duke shtuar se shumica e gjeneratës së tij kanë përdorur një gjuhë që nuk do të ishte e pranueshme në ditët e sotme.
McCartney është cilësuar si kontravers derisa ka prodhuar muzikën për këngën All Day të reperit Kanye West duke u kritikuar shumë për fjalët e përdorura, transmeton Klan Kosova.
“Kur unë kam qenë fëmijë, kam qenë racist pa e kuptuar këtë. Ishte normale të përdorje fjalë të caktuara që sot nuk mund të përdorësh. Në ndërkohë ne kuptuam se përdorimi i këtyre fjalëve nuk i bën njerëzit të ndihen mirë” ka thënë ai duke folur për rininë e tij, transmeton Klan Kosova.
Ai duke folur për filmin dhe televizionin, ka thënë se ka ardhur deri tek ideja e një James Bond me ngjyrë.
“Në fillim do të thoshit: jo, Bond nuk ishte me ngjyrë, bazuar në libra. Por unë mendoj se është një ide interesante” ka thënë ai për magazinën Event.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.