Lajmet e fundit

Rokeri legjendar, Paul McCartney, dhe Meat Free Monday, kanë realizuar një film të metrazhit të shkurtë, për ta ngritur vetëdijen e efekteve shkatërruese të agrikulturës së kafshëve në planet.
Në filmin etitulluar “One Day a Week” marrin pjesë, këngëtari i The Beatles, dhe bijat e tij, Stella dhe Mary, si dhe Woody Harrelson dhe Emma Stone.
Ky film inkurajon shikuesit që t’i reduktojnë produktet e kafshëve, së paku një herë në javë.
“Ka një mënyrë të thjeshtë por të konsiderueshme për të ndihmuar mbrojtjen e planetit, dhe të gjithë banuesve të tij”, thotë Paul McCartney që ka qenë vegjetarian që nga viti 1975.
“Dhe fillon me vetëm një ditë në javë. Një ditë pa ngrënë produkte të kafshëve mund të ketë ndikim të madh që ta ndihmojë mbajtjen e atij balanci delikat që na mban të gjithëve”.