Lajmet e fundit

Paul McCartney është një fans krenar i Kanye West.
Muzikanti legjendar – anëtar origjinal i Beatles, ishte bashkuar për disa këngë me Kanye në vitin 2014, transmeton Klan Kosova.
Paul ende e konsideron Kanye “një frymëzim”.
“Unë e dua Kanye, dhe ai më do mua”, ka thënë Paul për BBC.
Ai shtoi: “Ai është një përbindësh, një djalë i çmendur i cili vjen me gjëra të mëdha, kështu që ai më frymëzon mua”.
Paul dhe Kanye kanë punuar së bashku për “Only One”.
Ata të dy u bashkuan me Rihanna-n në FourFiveSeconds, me atë këngë e cila ka arritur të jetë numër një në mbarë botën.