Lajmet e fundit

Patriarku serb Irinej ka shprehur besimin se pas rastin të trenit, i cili të shtunën u nis nga Beogradi në në Mitrovicën Veriore, por më pas u kthye prapa, të mbizotërojë mirëkuptimi dhe diplomaci, dhe se do të gjendet siç tha ai, "një mënyrë njerëzore për t`i kapërcyer të gjitha".
"Është detyrë e jonë për ta mbrojtur popullin tonë. Më së miri ishte që diplomacia dhe arsyeja njerëzore të kryejnë punë, dhashtë zoti të mos bëhet me ushtri. Ne jemi të lodhur nga gjakderdhjet. Unë besoj se të gjithë së bashku do t`i shmangemi gjakderdhjes dhe të gjejmë një mënyrë njerëzore për t`i kapërcyer të gjitha "tha ai për Kuririn serb, përcjellë Klan Kosova