Lajmet e fundit
Partia Demokratike denoncon përpjekje për të vjedhur votën në Vorë. Astrit Patozi, deputet i PD-së, tha se se ka zvarritje të qëllimshme të numërimit të votave të partive nga mazhoranca.

PD i kërkon maxhorancës të heqë dorë “nga përpjekjet e dhunshme dhe të paligjshme për të zvarritur procesin e numërimit dhe të ndalë protestat”.
“Nëse sot po protestohet nga qeveria se PD u paska vjedhur votat nuk ëshë çudi që nesër të kemi protesta që Shqipëria të mos ketë fare opozitë”, tha Patozi.
"Përfaqësues të saj janë shprehur për 500 transferime, por e vërteta është se janë vetëm 89 raste që nga janari e këtëj. Me kërkesë ka nisur hetim që nuk përbën shqetësim për ne. Dje prokurori i çështjes Genci Qana u pa në shoqërinë e zv.ministres së Arsimit Nora Malaj që është e ngarkuara e LSI për zgjedhjet në Vorë”, deklaroi ndër të tjera Patozi./Top Channel