Lajmet e fundit

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e plotësuar nga zyrtarët shtetërorë, ku kanë treguar pasuritë e tyre të luajtshme, të paluajtshme, paratë e gatshme, të ardhurat mujore dhe detaje të tjera financiare.
Kreu i qeverise, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasuri në pronë të paluajtshme 944 mijë e 300 euro. Këtu janë të përfshira, shtëpi, toka dhe truall si dhe një apartament. Një shtëpi dhe një tokë kodrinore janë prona të përbashkëta, ndërsa të tjerat vetanake.
Haradinaj gjithashtu ka deklaruar një veturë të blere në vlerë prej tetë mijë euro, në emër të bashkëshortes.