Lajmet e fundit
Njihuni me pastruesit e dritareve të cilët u shndërruan në superheronj për fëmijët e sëmurë.

Roger Corcoran, ka plot 35 vite që punon si pastrues dritaresh, por të mërkurave ai ishte diçka tjetër, ishte një Batman.
Gjyshi 61 vjeçar u bë kolegë, me Spiderman dhe Superman, në qendrën klinike të fëmijëve.
‘’Kur ndonjë fëmijë më pyeste se pse isha unë aq i moshuar, at’herë u thosha që Unë jam ai që kam luajtur Batmanin e vërtetë’’ thoshte Corcoran duke buzëqeshur.
Ndërsa 48 vjeçari John Carroll, i maskuar si Spiderman përplot 15 vite thotë:
‘’Kjo është një gjë të cilën unë e kam bërë çdo vite, e që pres t’a bëjë edhe në vitet në vazhdim’’
E përderisa këta njerëz të mrekullueshëm, u takuan për herë të parë më fëmijët brenda klinikës, ata rrëfyen se shumë prej fëmijëve filluan të qanin, transmeton Klan Kosova, pasi që sipas tyre ishte një ndjenjë e mrekullueshme, duke lënë të kuptojnë që edhe këta superheronjë do të dëshironin të ishin fëmijë dhe të përjetonin diçka të tillë aq të mrekullueshme dhe përrallore.