Lajmet e fundit

Vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot do të realizojnë aksion pastrimi në lokacionin “Rruga e vjetër e Shkupit” Veternik, afër Spitalit Amerikan, duke filluar nga ora 10:00.
Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, kompaninë menaxhuese të deponive në Kosovë dhe Kompaninë e pastrimit ‘VZ’.
Kjo organizatë pret që aksionit në fjalë t’i bashkohen edhe banorët e asaj zone, në mënyrë që të eliminohet në tërësi deponia ilegale e mbeturinave,transmeton Klan Kosova.