Lajmet e fundit

Drejtues të institucioneve të pushtetit lokal, nxënës dhe qytetarë, me rastin e Ditës botërore të mjedisit kanë marrë pjesë në aksionin e pastrimit të mjedisit nga mbeturinat në Vushtrri.
Aksionit të nxënësve vushtrrias për pastrimin e hapësirës përreth lumit “Tërrstenka” i janë bashkangjitur edhe vet kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, Arta Haxhaj këshilltare e ministres së mjedisit, nënkryetari i Komunës Besim Muzaqi dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Nasuf Aliu.
Tahiri, tha se ky aksion ka për qëllim sensibilizimin e përgjithshëm të qytetarëve, por edhe përfshirjen e tyre në iniciativën për ruajtjen e mjedisit dhe hapësirës publike të gjelbër
Sipas Drejtorisë së shërbimeve publike, ky aksion është mbështetur edhe nga Kompania regjionale për menaxhimin e mbeturinave, njësia në Vushtrri, ku janë duke u larguar mbeturina nga pesë deponi ilegale në qytet dhe fshatra, transmeton Klan Kosova.