Lajmet e fundit

Kjo deponi, mbrëmë është pastruar për të katërtën herë me radhë, meqë vetëm gjatë vitit të kaluar në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën" është pastruar tri herë nga vullnetarë të LDIK dhe punëtorë të Muzeut të Kosovës.
Koordinatori i "Let's Do It Kosova", Luan Hasanaj, ka thënë se kjo hapësirë është ndotur sërish nga qytetarë të papërgjegjshëm, të cilët hudhin mbeturina vend e pavend.
Po ashtu, një pjesë të përgjegjësisë për këtë, sipas Hasanajt e mbajnë institucionet, të cilat nuk po e kryjnë detyrën e tyre, për t'i gjobitur ndotësit e ambientit, transmeton Klan Kosova.