Janë pastruar të gjitha rrugët në fshatrat që gjinden në Malet e Berishës, në Komunën e Malishevës, rrugë të cilat gjatë ditës së sotme ishin të mbuluara me borë dhe me akull, e që për banorët e kësaj pjese kishte shkaktuar probleme në qarkullim.
Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve, gjatë këtyre ditëve në vazhdimësi i ka pastruar rrugët nga bora në këtë pjesë, pasi ka pasur reshje të shumta të borës, njofton Klan Kosova.
Sipas Komunës së Malishevës, në asnjë moment banorët nuk kanë pasur probleme në qarkullim.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.