Lajmet e fundit

Punëtorëve të administratës në kompaninë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” do t'u ulet paga nga muaji maj.
Këtë vendim e ka marrë bordi i kësaj ndërmarrjeje publike nën arsyetimin se janë në krizë financiare.
Por, janë vetë punonjësit e KRM “Pastrimi” të cilët nuk duan që t’u zbritet rroga, pasi thonë se gjithçka është shtrenjtuar.
Se si do të zbatohet ulja e pagave ende nuk është vendosur, njofton KlanKosova.tv.