Lajmet e fundit

Kompania regjionale e mbeturinave “Pastrimi” shënoi sot 60 vjetorin e themelimit të saj, njofton Klan Kosova.
Në këtë datë të rëndësishme, erdhi vetëm kreu i Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili shprehu habinë për mungesën e kryetarëve të gjashtë komunave të tjera.
Nga komuna e Prishtinës me të cilën nuk patën raporte të mira për 4 vjet, erdhën vetëm kryesuesi i kuvendit komunal Halim Halimi dhe bashkëpartiakët e tij, asambleistë të LDK-së.
Paria e kryeqytetit nuk pati mundësi të dëgjojë ankesat e kryeshefit ekzekutiv Feim Salihu për ndarjen e parcelave për deponi inerte, mbetjeve të kafshëve e atyre medicinale.
Ky tregoi edhe brengën për gjendjen e deponive ekzistente të cilat bashkimi evropian në vendet anëtare pretendon t’i zhdukë deri më 2020.
Kronikë nga Fillojetë Konjuhi