Lajmet e fundit

Natyrisht të gjithë e dijmë që pasta e dhëmbëve është e domosdoshme për pastrimin e dhëmbëve.
Megjithatë, përfitimet nga ky produkt nuk përfundojnë këtu. Më poshtë ju sjellim disa nga përdorimet e saj që mund të mos i keni ditur.
Pastron, heq njollat, shkëlqen dhe eliminon gërvishtjet
Pasta e dhëmbëve është e dobishme edhe për të hequr gërvishtjet nga sipërfaqet të cilat duken si të parikuperueshme, si për shembull te CD dhe DVD. Një leckë e lagur, një furçë dhe pasta e dhëmbëve janë armët e duhura edhe për të pastruar dhe për t’u kthyer shkëlqimin objekteve të argjendit.
Njollat në tapet
Fërkojini njollat e tapetit me një furçë dhëmbësh ku keni hedhur edhe pastën. Më pas fërkojeni me një sfungjer të lagur në mënyrë që të përthithë pastën. Gjithsesi para se ta përdorni tek vendi i duhur bëni një provë të vogël për të parë se mos pasta heq ngjyrën e tapetit.
Jakat e këmishave
Kur jakat e këmishave janë me njolla mjafton që mbi to të hidhni pak pastë dhëmbësh e më pas t’i lani.
Xhamat e mjegullt
Për të larguar mjegullën nga xhamat, syzet apo çdo gjë tjetër fërkojini ato me pastë dhëmbësh e më pas pastrojini menjëherë.
Shishet e ndotura
Pjesët e brendshme të shisheve plastike ose prej qelqi, me kalimin e kohës në fund të tyre krijojnë një shtesë të hollë jo higjienike. Për t’i hequr ato fërkojini nga brenda me pastë dhe më pas shpëlajini me ujë të nxehtë.