30.05.2015 · përditësuar para 4077 dite1 min lexim
Pasta e dhëmbëve nuk është e nevojshme vetëm për t’u kujdesur për higjienën e gojës, por ajo gjen përdorim edhe për shumë funksione të tjera.
Ekspertët bëjnë me dije se, pasta e dhëmbëve mund të përdoret në shumë fusha.
Largon aromat e pakëndshme në duar.
Largon njollat: Pasta për dhëmbë mund të largojë njollat e vështira nga veshjet dhe tepihët . Për rroba, aplikoni pastën drejt në njolla dhe fërkoni sa më shumë që të mundeni derisa të hiqet njolla, pastaj lajini në mënyrë të zakonshme.
Largon puçrrat: Vendosni pak pastë në to, para se të shkoni të flini. Lëreni të veprojë gjithë natën dhe në mëngjes shpërlajeni me ujë të vakët.
Largon njollat e errëta nga hekuri: Te hekuri me ngjyra pas një kohë shfaqen njollat e errëta. Ato mund t’i largoni lehtë me fërkimin me anë të pastës për dhëmbë.
U kthen shkëlqimin stolive tuaja prej argjendi apo dekorimeve të tjera nga argjendi.
Largon gërvishtjet në CD-ja : Aplikoni një shtresë të hollë të pastës në CD-të tuaja dhe fshijeni me lëvizje të lehtë. Pastaj pastroni ato me peshqir të pastër. / klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KM
SHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.