Lajmet e fundit

Mos pastrimi i dhëmbëve tuaj mund të shkaktoj çmenduri dhe sëmundje të zemrës.
Një eksperiment i fundit tregon se higjiena e keqe e dhëmbëve rëndon sistemin imunitar në të gjithë trupin tuaj.
Një paciente e cila ishte eksperimentuar tregoi se si dhëmbët e saj i’u dëmtuan vetëm për dy javë :
‘’Shëndetin tim të dhëmbëve e kisha primare dhe ishte diçka që unë gjithmonë e merrja me shumë seriozitet, qysh edhe nga vegjëlia, unë shpenzoja qindra paunde për pastrimin e dhëmbëve duke blerë pastat më të fundit dhe më të shtrenjtat për trajtimin e tyre. Por diçka vendosa të bëjë, të eksperimentoj me dhëmbët e mi, vendosa të mos i pastroj dhëmbët e mi për dy javë, kjo ishte diçka e re në jetën time dhe në të vërtetë kur unë u konsultova me mjekun, vërejtëm diçka të çuditshme’’
Ajo pas këtyre eksperimenteve kishte ardhur në rezultat që sistemi imunitar i ishte dobësuar shumë, dhe kishte filluar të ndryshonte shumë çka në psikologjinë e saj.
Për këtë rrëfeu për BBC, edhe burri i kësaj gruaje i cili tha se ishte e pamundur për këto 2 javë të kalohej kohë me gruan time, nuk mund t’a puthja apo të rrija afër saj.
Fatkeqësisht e eksperimentuara, kishte vendosur vetëm çamçakëz për të përtypur gjatë këtyre javëve, megjithatë rezultati ishte tmerrues, për një kohë shumë të shkurtë, ajo kishte fituar një sëmundje infektuese e cila kishte dëmtuar rëndë dhëmbët e saj, dhe kapilarët e gjakut e gjithashtu zemrën.
‘’ Gjatë jetës sime nuk kisha dëshirë asnjëherë të humbja dhëmbët e mi, i adhuroj ata si çdo kush, por ky eksperiment më goditi rëndë, shumë nga dhëmbët e mi u detyrova të i largoja, patjetër për shëndetin tim, zemra ime u sëmur, por ky eksperiment le të jetë një mësim për të tjerët pra, pastroni dhëmbët tuaj, ata janë thesar i juaji’’.