Lajmet e fundit

Sipas një studimi të ri të realizuar në Universitetin e Londës, rezulton se ushqimi i shpejtë ka pasoja fatale te fëmijët. Ushqimi i shpejtë te fëmijët ndikon në zhvillimin e koeficienit të ulët të inteligjencës në krahasim me fëmijët që rregullisht hanë gjellë të zier të freskët.
Ushqimi i fëmijëve ka ndikim të madh në koeficientin e inteligjencës, madje edhe kur merren parasysh edhe të gjithë faktorët e tjerë të mundshëm, si inteligjenca në moshën e hershme dhe gjendja financiare e familjes.
Pjesë e studimit ishin rreth 4000 fëmijë skocezë në mes tre dhe pesë vjeç, ndërsa janë krahasuar edhe efektet e "ushqimit të shpejtë" me efektet e shujtave të freskëta.
Mjekja Sophie von Stumm ka deklaruar që rezultatet janë të pritshme. "Arsyeja e shëndoshë thotë që ushqimi të cilin e hamë do të ndikojë në zhvillimin e trurit, por hulumtimet e mëhershme kanë qenë të fokusuara në efektet e grupeve specifike të ushqimeve në vend se në llojet e shujtës", është shprehur ajo.
Von Stumm thekson që hulumtimi ka treguar që dallimet në ushqyerjen e fëmijëve në masë të madhe janë edhe problem shoqëror.
Gjithashtu një studim i publikuar në Amerikë në vitin 2010, po ashtu ka treguar që fëmijët të cilët hanë pica dhe ushqim të fërguar para moshës trevjeçare kanë deri në pesë pikë koeficient më të ulët të inteligjencës se moshatarët e tyre që kanë ngrënë ushqim të zier me pemë dhe perime, transmeton, albeu.com