Lajmet e fundit

Baballarët me depresion, kanë shumë më tepër gjasa të kenë fëmijë adoleshentë që gjithashtu vuajnë nga gjendja e shëndetit mendor, thonë gjetjet e hulumtimeve të reja.
Megjithatë sipas raportimeve, kjo ndodh pavarësisht nëse nëna e adoleshentit ka çrregullimin, transmeton Klan Kosova.
Hulumtimet e mëparshme rezultonin se disa gjendje të shëndetit mendor janë gjenetike, duke rekomanduar se depresioni mund të jetë trashëgimi.
Autori kryesor Dr Gemma Lewis nga University College London, ka thënë:
"Ka një keqkuptim të zakonshëm që nënat janë më të përgjegjshme për shëndetin mendor të fëmijëve të tyre, ndërsa baballarët kanë më pak ndikim - kemi gjetur se lidhja midis prindërve dhe adoleshentëve nuk është e lidhur me gjininë’’ përfundon ai, transmeton Klan Kosova.
'’Nëse jeni një baba që nuk ka kërkuar trajtim për depresionin tuaj, kjo mund të ketë ndikim tek fëmija juaj’’.