Lajmet e fundit

Vipat janë si ne! Edhe ata janë të dhënë pas pasioneve të çuditshme, njësoj si ne të vdekshmit e tjerë. Jo të gjithë pëlqejnë të argëtohen të zhytur në luks. Ka edhe nga ata që u ngjajnë njerëzve të zakonshëm më shumë seç mund ta imagjinoje! Le t’u hedhim një sy së bashku:
1. Tom Hanks, koleksionon makina shkrimi mekanike
Nga personazh filmi, në një koleksionist makinash të vjetra shkrimi: ky është Tom Hanks! Çdo ditë ai përdor një nga makinat që koleksionon që nga viti 1978. Mesa duket i pëlqen zhurma që bën, por mbi të gjitha duket që është romantik.
2. Angelina Jolie, armët
Njësoj si personazhet që luan, duke nisur nga Lara Croft e duke vazhduar me Mrs. Smith, edhe vetë Angelina dashuron armët, sidomos ato antiket. Jo vetëm kaq, por ia ka transmetuar këtë pasion edhe fëmijëve të saj. Vlen të theksojmë se thikat që të vegjëlit e saj koleksionojnë, janë të parrezikshme, pasi nuk janë krijuar për të bërë dëm. Sigurisht, Angie e di që dhuna nuk është gjë e mirë.
3. Meryl Streep, shtizat
Puna me shtiza është hobi i Meryl Streep! Tingëllon kaq e zakonshme, kaq njerëzore (për disa edhe e lodhshme apo stresuese)! Për divën e kinemasë, kjo është relaksuese. Në fakt nuk është e vetmja që mendon kështu. Edhe Julia Roberts, Christina Hendricks dhe Ryan Gosling ndajnë të njejtin pasion.
4. Bill Gates, bridge
Bridge është një lojë shumë e famshme me letra, që luhet me 4 persona. E veçanta është se për ta luajtur (dhe fituar) nuk është aq e lehtë pasi duhet të kesh aftësitë e duhura intelektuale, aftësi që krijuesit të Microsoft-it nuk i mungojnë.
5. George W. Bush, piktura
Që nga momenti që u largua nga Shtëpia e Bardhë, George W. Bush ka më shumë kohë për t’iu përkushtuar pikturës. Ai numëron mbi 30 portrete liderash botërorë, midis të cilëve Silvio Berlusconi dhe Vladimir Putin, si edhe shumë piktura të tjera me qenushë dhe peizazhe të ndryshme.