Lajmet e fundit

Kur Elizabeth Diamond u diagnostifikua me kancer të trurit në fazën e katërt, krejt çka ajo brengosej ishte se çka do të ndodhë me katër vajzat e saj pasi ajo të largohet nga kjo jetë pasi ajo ishte një nënë beqare.
Shoqja e saj e ngushtë, Laura Ruffino të cilën e njihte qysh nga klasa e pestë e shkollës fillore premtoi se do t’I adoptojë vajzat e mikes së saj më të ngushtë.
Kur Elizabeth vdiq, mikja e saj Laura e mbajti premtimin.
“Elizabeth më tha se nëse më ndodh mua diçka, dua që ti të kujdesesh për vajzat e mia dhe unë menjëherë thashë ok”
“Kur ajo filloi të bëhej më keq, unë fillova të ndihesha e frikësuar se çka do të bëja në të ardhmen”
Ruffino ka adoptuar vajzat dhe e ka rritur familjen e saj e cila më herët përbëhej nga bashkëshorti i saj dhe dy vajza por ajo tregon se nuk e kishte menduar se jeta e saj do të merrte këtë kahje.
“10 vite më parë nuk e mendova se jeta ime do të ishte e tillë, por kur jeta ju sprovon me diçka thjesht vazhdoni përpara dhe pranojeni atë në mënyrën më të mirë të mundshme” tha ajo.
Familja e Laurës kanë bërë të pamundurën që të mirëpresin vajzat në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të ju falin shumë dashuri, transmeton Klan Kosova.