Një nga vendet më të njohura në botë për prodhimin e diamanteve, Botsvana, u ka dhënë pushim qytetarëve të saj nga puna të premten pasdite për ta festuar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike.
Kjo gjë u bë përmes një dekreti presidencial, pasi vrapuesi Letsile Tebogo, e fitoi të artën në garën me vrapim 200 metra.
Medalja e artë e Tebogos është e para në histori për të gjithë Afrikën, pasi u bë vrapuesi i parë nga kontinenti që fitoi titullin Olimpik në 200 metra vrapim, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Fqinja e Botsvanës, Namibia, ishte afër të artës vite më parë, kur Frankie Fredericks fitoi medalje argjendi në 100 metra dhe 200 metra në Olimpiadën e vitit 1992 dhe 1996.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.