Lajmet e fundit
Këto të dhëna janë mbledhur nga indeksi i pasaportave, duke rënditur ato duke u bazuar se në sa vende bartësit e pasaportave të vendit në fjalë janë të lejuar të vizitojnë apo udhëtojnë në vende të ndryshme pa viza

Pasaportat më të fuqishme në botë janë zbuluar se janë ato të lëshuara nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, që të dyja japin bartësve të tyre qasje në 147 vende të botës, transmeton Klan Kosova.
Këto të dhëna janë mbledhur nga indeksi i pasaportave, duke rënditur ato duke u bazuar se në sa vende bartësit e pasaportave të vendit në fjalë janë të lejuar të vizitojnë apo udhëtojnë në vende të ndryshme pa viza.
Sipas analizave të publikuara del se vendin e parë e zënë Mbretëria e Bashkuar së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastaj vjen Gjermania, Korea e Jugut dhe Franca, në renditjen e dytë si shtetet më të fuqishme duke u dhënë qasje banorëve me pasaporta në 145 vende transmeton Klan Kosova, ndërsa Italia, Suedia, Singapori, Japonia dhe Danimarka, radhiten si në vendin e tretë me pasaportat më të fuqishme pasi secili nga ky vend u jep mundësinë banorëve të vizitojnë deri në 143 shtete, transmeton Klan Kosova.