08.06.2016 · përditësuar para 3690 dite1 min lexim
Dy pasaporta të legjendës së boksit, Muhammad Ali, do të vihen për shitje në një ankand.
Këto dy pasaporta, janë dëshmia konkrete e të gjitha vendeve ku ka udhëtuar “The Greatest”, siç edhe e kishte nofkën Ali.
Njëra prej tyre i mbanë vizat e vendeve si Venezuela, Lebanoni, Portugalia.
Ali ka fluturuar katër herë vitin e kaluar, por vetëm njëherë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Legjenda Ali ia kishte dhënë pasaportën një mikut të familjes së tij.
Dokumenti i identifikimit të legjendës së boksit, do të jetë në shitje që nga e mërkura në eBay dhe çmimin do ta ketë nga 25,000 deri në 35,000 dollarë, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.