Lajmet e fundit

Pas zjarreve shkatërruese që morën jetën e më shumë se 80 personave, Greqia po përballet me përmbytje.
Stuhia që goditi zonën veriore të Athinës, pasditen e sotme, zgjati për dy orë por fatmirësisht deri më tani ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Raportohet se shoferët u bllokuan në makina dhe në të paktën tetë raste u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë nga makinat, shkruan Albeu.
Që në momentin kur nisi stuhia, zjarrfikësit kanë marrë mbi 200 telefonata nga njerëz në veri të Atikës, veçanërisht nga zona si Kifissia, Melissia, Maroussi, Vrilissia dhe Penteli verior.
Dëmi më i madh ndodhi në Marousi ku ndodhej dhe një parkim i hapur. Përmbytjet erdhën nga dalja e shtratit të lumit Sappho.