Lajmet e fundit
Pas thirrjeve raciste në drejtim të lojtarit kundërshtar është dënuar skuadra romake.

Serie A ka gjobitur Lazion me 50,000 euro dhe ka urdhëruar që një pjesë e tribunave të mbyllen për dy ndeshje pas thirrjeve raciste në drejtim të mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly të mërkurën.
Qendërmbrojtësi i Senegalit ishte subjekt i vërshëllimave dhe thirrjeve raciste nga përkrahësit e Lazios në fitoren 2-0 të mysafirëve në Stadio Olimpico.
Kjo ka bërë që Serie A të reagojë duke e dënuar skuadrën kryeqytetase.