Lajmet e fundit

Rita Ora bëri një selfie me Beyoncen brenda sallës së Met Gala 2016 të hënën, më 2 maj, në qytetin e New Yorkut, transmeton Klan Kosova..
Momenti miqësor vjen pasi Ora u bë objektiv për fansat e Beyonces pasi ajo postoi një fotografi të saj me bikini me dizajne të limonëve në Snapchat më datën 23 prill kur edhe u publikua albumi vizual i mbreterësh B.
Ora i shtoi më tepër benzinë zjarrit, kur ajo u largua dy ditë pasi rekordi është ulur, duke u paraqitur në të njëjtën veshje si kjo e fundit në videoklipin “Formation”.
25 vjeçarja, Rita Ora, është parë në West Hollywood me këtë veshje prej 745 funta angleze, të hënën, pas akuzave të fundit ndaj saj për një lidhje me reperin Jay Z.
Pas publikimit të albumit të Beyonce “Lemonade”, fansat e saj kanë reaguar ndaj një kënge ku ajo këndon për “Becky me flokë të mira” e cila “ka një takim me mashkullin e saj”, duke supozuar që vajza për të cilën këndon Beyonce është Rita Ora.
Para Ritës, Rachel Roy ka qenë e përfolur që është vajza misterioze të cilës i këndon Beyonce.
Por Ora këtyre thashethemeve u dha fund.
“Unë nuk kam asgjë me Beyonce pos respektit maksimal për të. Le të shijojmë Lemonade” ka shkruar ajo në Tëitter, transmeton Klan Kosova.