Lajmet e fundit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, teksa ai filloi një turne për të tentuar të pengojë një konflikt më të gjerë dhe të ushtrojë presion ndaj Izraelit në fushatën e tij ushtarake në Gaza.
Sipas një deklarate nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Blinken dhe Erdogan diskutuan konfliktin në Gaza dhe prioritetet evropiane të sigurisë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
"Blinken theksoi nevojën për të parandaluar përhapjen e konfliktit, për të siguruar lirimin e pengjeve, për të zgjeruar ndihmën humanitare, për të reduktuar viktimat civile, dhe për të punuar drejt paqes më të gjerë dhe të qëndrueshme rajonale që garanton sigurinë e Izraelit dhe avancon krijimin e një shteti palestinez", thuhet në deklaratë.
Tutje, bëhet e ditur se Blinken tani është nisur nga Stambolli për në Greqi për të takuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.