14.04.2018 · përditësuar para 3032 dite1 min lexim
Pas sulmeve ajrore në Siri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania dhe Franca sot pasdite mblidhet NATO, transmeton Klan Kosova.
“Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara do të informojnë dërguarit e NATO-s mbi veprimet e ndërmarra në Siri”, tha një zyrtar nga ky institucion.
Takimi i 29 ambsadorëve në NATO ka nisur rreth orës 13:00.
NATO nuk është përfshirë në sulme, mirëpo Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg ka thënë të shtunën përmes një deklarate se ai mbështet sulmet.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.